Araujo: E vështirë, por jo e pamundur të mposhtim Bayern Munich

8:36 | 24 Nentor 2021

Qendërmbrojtësi i Barcelonës, Ronald Aruajo është optimist për ndeshjen e radhës ndaj Bayern Munichut, në kuadër të xhiros së gjashtë, njëkohësisht të fundit për Ligën e Kampionëve.

Uruguaiani realizoi gol dje në barazimin ndaj Benficas, por ishte pozitë jashtë loje dhe me këtë pikë gjërat për katalunasit vështirësohen, ngase për t’u kualifikuar iu nevojiten pikët e plota, ose të shpresojnë që Dynamo Kiev ndal klubin portugez, përcjellë lajmi.net.

Pas ndeshjes, Aruajo e cilësoi si ndeshje të vështirë me Bayern Munichun dhe jo të pamundur.

“Nuk arritëm të shënojmë, por zhvilluam lojë të mirë. Ishim në gjendje të shohim pas kundërsulmeve. Por, na mungoi goli që do ishte çelësi për të na kualifikuar”.

“Ata luajtën ngushtë, mbrojtën portën. Ne provuam çfarë trajneri kërkoi dhe zhvilluam lojë të mirë, por na nxjerrë probleme që tani të sigurojmë kualifikimin. Do jetë ndaj Bayern. Ajo do jetë e komplikuar, por jo e pamundur”, nënvizoi Aruajo.

Barcelona momentalisht ka shtatë pikë të tubuara në pesë ndeshje, derisa Benfica renditët e treta me pesë sosh./Lajmi.net