Araujo: Ardhja e Lewandowskit është e jashtëzakonshme
Ronald Araujo ka folur në lidhje me transferimin e Robert Lewandowskit në Barcelonë. Lewandowski edhe zyrtarisht është lojtari më i ri i Barcelonës. E i lumtur për transferimin e polakut në ‘Camp Nou’ është shfaqur edhe qendërmbrojtësi i ekipit, Araujo. “Ardhja e Robert Lewandowskit është e jashtëzakonshme. Edhe transferimet e Raphinhas, Kessie, Christensen dhe Dembele…
Sport
Ronald Araujo ka folur në lidhje me transferimin e Robert Lewandowskit në Barcelonë.
Lewandowski edhe zyrtarisht është lojtari më i ri i Barcelonës.
E i lumtur për transferimin e polakut në ‘Camp Nou’ është shfaqur edhe qendërmbrojtësi i ekipit, Araujo.
“Ardhja e Robert Lewandowskit është e jashtëzakonshme. Edhe transferimet e Raphinhas, Kessie, Christensen dhe Dembele gjithashtu janë të tilla”, tha uruguaiani, transmeton lajmi.net.
Muaj më parë Araujo ka nënshkruar vazhdimin e kontratës me ekipin e Barçës deri në vitin 2026./Lajmi.net/