“Arab Nights”, Trudeau s’rresht së penduari: gomarllëk që s’duhej bërë!

Kryeministri i Kanadasë Justin Trudeau është futur në një telash të madh politik në një atmosferë fushate elektorale, vetëm disa javë para zgjedhjeve, për shkak të disa fotove kompromentuese të së kaluarës së tij, ku shfaqet duke bërë humor me pamjen e veshjen arabe. Ato, e kanë çuar në akuza se është racionalisht i pandjeshëm.

Bota

21/09/2019 14:27

Trudeau, 47 vjeç, një përkrahës i hapur i multikulturalizmit kanadez, ka kërkuar falje për atë lloj sjelljeje të dikurshme, shfaqur në formën e një shakaje në një festë “Arab Nights” në viitn 2001, kur ai ishte një profesor 29-vjeçar në një shkollë private në Vancouver.

“Unë u vesha me kostumin e Aladinit, por nuk duhej”, u tha ai gazetarëve pasi fotografia ishte postuar në Time.

Skandali mund të prishë shanset e tij për t’u rizgjedhur më 21 tetor, përballë rivalëve seriozë, konservatorët e opozitës.

Kritikët shprehin mosbesim se djali i ish-kryeministrit Liberal Pierre Trudeau, babai i multikulturalizmit në Kanada, mund të ketë qenë kaq i pandjeshëm.

Trudeau, i cili tha se nuk do të jepte dorëheqjen, shpjegoi se ai nuk e kuptonte në atë kohë sa fyese ishte dhe u kërkoi falje kolëgeve.

Por pamja e tij me atë lloj veshjeje, e ka bërë gjithsesi të pakëndshëm.

Trudeau u përpoq t’u shpjegojë gazetarëve të enjten se ai nuk e kuptoi që po bënte një gjë të keqe, sepse u rrit në kushte të privilegjuara.

“Nuk ishte një ide e mirë. Ishte e tmerrshme”, tha ai.

“Më duhet të pranoj se i zhgënjeva njerëzit”

Megjithatë, disa politikanë të opozitës, e konsiderojnë atë thjesht hipokrit.