Aprovohet rregullorja për zgjedhjen e prokurorëve nga komuniteti jo – shumicë

Është mbajtur takimi i njëqind e katërt i Këshillit Prokurorial të Kosovës, i kryesuar nga kryetari i Këshillit Prokurorial të Kosovës, njëherësh kryeprokuror i Shtetit, Aleksandër Lumezi.

Lajme

07/08/2015 17:03

Gjatë këtij takimi anëtarët e Këshillit Prokurorial kanë aprovuar rregulloren e cila rregullon procedurën e zgjedhjes së anëtarëve të KPK-së, nga hyrja në fuqi e tutje.

“Po sot, anëtarët e KPK-së kanë aprovuar rregulloren e cila përcakton rregullat dhe procedurat për organizimin e pranimit për kandidatë për prokurorë nga komunitetet jo-shumicë, përfshirë komisionin për hartimin dhe vlerësimin e provimit, strukturën e provimit dhe mënyrën e administrimit të provimit. Kjo rregullore ka për qëllim të mundësoj përfshirjen e komuniteteve jo-shumicë në sistemin prokurorial të Kosovës, thuhet në njoftimin e KPK-së.

Po ashtu, nga 17 -të kandidatët e rekomanduar nga Komisioni për emërim i KPK-së për prokurorë, KPK-ja ka aprovuar dhe i ka propozuar presidentes së Republikës së Kosovës për emërim, emrat e  13 -të  prej tyre, ndërkaq për katër kandidatët tjerë është refuzuar rekomandimi i Komisionit./lajmi.net