Aplikacioni që udhëzon për seks

Good2Go është një aplikacion i ri i cili i lejon përdoruesit që të marrin 'pëlqimin' apo jo të aplikacionit për të bërë seks. Aplikacioni është si lloj udhëzuesi se a jeni gati për seks apo jo.

Lifestyle

01/10/2014 19:05

Një aplkacion i ri, i quajtur Good2Go, i lejon përdoruesit që të marrin ‘pëlqimin’ afirmativ para aktiviteteve seksuale.

Por, për ta bërë këtë, përdoruesit duhet t’i tregojnë aplikacionit a) me kë do të flenë, b) kur do ta bëjnë dhe c) sa të dehur apo esell janë ata, transmeton Lajmi.net.

Pas plotësimit të këtyre, përdoruesit më pas këshillohen nese mund të bëjnë seks apo jo.

Ky aplikacion, i cili është pa pagesë në iTunes dhe Google Play për njerëz të moshës 18+, u krijua nga Lee Ann Allman, pasi që ishte duke folur me fëmijët e saj adoleshentë rreth seksit.

Ajo tha: “Studentët dhe të rinjtë janë shpesh të hutuar dhe nuk dinë çfarë të bëjnë. Ata nuk e dinë se si duhet vepruar kur dikush u afrohet dhe interesohet për ta, kështu që ky aplikacion sigurisht se do tu ndihmojë”, transmeton Lajmi.net.

Për të përdorur Good2Go, përdoruesit duhet të hapin aplikacionin, përpara se ta dorëzojnë telefonin e tyre në dorën e ndonjë partneri të mundshëm.

Duke përdorur njohuri për seks, aplikacioni fillon ta pyet personin: “A jeni gati për ta bërë?”, duke ju ofruar atyre tre zgjedhje: “Jo faleminderit”, “Po, por… ne duhet të flasim”, dhe “unë jam gati”. 

Pra aplikacioni është një lloj udhëzuesi dhe këshilluesi për seks, të cilin po e pëlqejnë të rinjtë në SHBA.