Aplikacionet sekrete të iPhone që vetëm punonjësit e Apple kanë qasje në to

Mësoni cilat janë aplikacionet që mbahen sekret nga Apple dhe që kanë qasje në to vetëm punonjësit e kompanisë. 

Fun

11/11/2014 17:33

Janë afër rreth 1.3 milion aplikacione momentalisht të gatshme në Apple Store, duke filluar nga aplikacione për muzikë, fotografi, mesazhe etj. Por, janë disa aplikacione të iPhone që vetëm punonjësit e Apple janë të lejuar për t’i përdorur. Mësoni cilat janë ato!

Këto aplikacione ishin sekrete deri më sot, por tani ato janë zbuluar. Ato mund të mos jenë aq të pëlqyeshme si aplikacionet aktuale që janë publikisht në dispozicion për t’i marrë, por ky numër i aplikacioneve nuk guxon të përdoret jashtë Apple.

Këto aplikacione misterioze janë mbajtur sekret për një kohë të gjatë, por shumica prej tyre tani janë zbuluar se cilat janë ato, transmeton Lajmi.net.

Disa aplikacione sekrete janë zbuluar nga hakerët duke gjurmuar nëpërmes kodeve të programeve të Apple iOS, dhe të tjerë janë gjetur aksidentalisht.

Kjo është lista e disa prej atyre aplikacioneve sekrete.


Apple Connect është një aplikacion sekret që lejohet të përdoret vetëm nga punonjësit e Apple, dhe që u mundëson atyre të kenë qasje në aplikacione të tjera duke përdorur modelet rrëshqitëse si në një telefon Android.


The Daily Download është një aplikacion gazetë e Apple që u zbulua për herë të parë dy vite më parë. I bërë për punonjësit e Apple nga punonjësit e Apple, ky aplikacion shpërndanë të reja për kompaninë, industrinë dhe më shumë.


Tank është një lojë e vjetër për iOS e Apple, me të cilën mund të luani vetëm nëse jeni punonjës në Apple, transmeton Lajmi.net.


Inferno është një aplikacion që punëtorët e Apple Store mund ta instalojnë për të testuar parametra dhe funksione të caktuara të një pajisje iOS. Edhe ky si aplikacionet më lartë nuk është në dispozicion për publikun e gjerë.