Aplikacionet për Green Card që janë falas, dikush në Pejë po i plotëson me para
Deri në fund të muajit tetor, është i hapur aplikimi për të marrë pjesë në lotarinë për Green Card.

Lajme
Përderisa ky aplikacion mund të plotësohet falas në internet, dikush në Pejë po kërkon nga 25 euro, për plotësimin e një aplikacioni.
Ai po fotografon dhe po hedhë të dhënat në profilet e klientëve në internet, në këmbim të parave.
Të pranishmit në “Shtëpi të Mallrave”, ku ai është duke e kryer këtë veprimtari, kanë thënë se vetëm ditën e sotme, janë paguar mbi 50 aplikacione.
Ndryshe, ky është linku ku mund të hyni për të plotësuar aplikacion, që ju futë në lojë, për të fituar “kartelën e gjelbër”. www.dvlottery.state.gov/