Apelon drejtori kosovar i OBSH-së në Bullgari: Mbani maskat e rrini larg njëri-tjetrit
Drejtori i Organizatës Botërore të Shëndetësisë në Bullgari, Skënder Syla, ka kërkuar nga qytetarët që të bartin maska dhe të mbajnë distancë.

Lajme
Skënder Syla, drejtor i Organizatës Botërore të Shëndetësisë në Bullgari, pas rasteve të reja me koronavirus në Kosovë, ka kërkuar nga qytetarët që të bartin maska dhe të mbajnë distancë fizike me njëri-tjetrin.
“Në normalitetin e ri të krijuar tri gjëra janë esenciale për të mbajtur situatën nën kontroll; mbajtja e distancës; vendosja e maskave sidomos aty ku nuk mund të mbahet distanca si dhe pastrimi i rregullt i duarve. Një kontribut i vogël i secilit nga ne do të ndikoj në mbrojtjen e shëndetit publik të të gjithë neve sidomos kategorive më të ndjeshme të popullatës”, ka shkruar ndër të tjerash Syla.
Përmes një postimi të bërë në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, Syla duke folur për situatën aktuale me pandeminë COVID-19, ai ka thënë se është bërë sakrificë e madhe dhe falë përkushtimit të qytetarëve e kemi tejkalua gjendjen me pasoja sa më të vogla shëndetësore, shkruan lajmi.net.
Postimi i plotë, pa ndërhyrje:
Qytetarë të dashur! Kemi sakrifikuar shumë si në aspektin social poashtu edhe atë ekonomik deri sot në përballjen me COVID-19. Falë përkushtimit tuaj dhe sjelljeve të kujdesshme kemi tejkaluar gjendjen me pasoja sa më të vogla shëndetësore. Në normalitetin e ri të krijuar tri gjëra janë esenciale për të mbajtur situatën nën kontroll; mbajtja e distancës; vendosja e maskave sidomos aty ku nuk mund të mbahet distanca si dhe pastrimi i rregulltë i duarve. Një kontribut i vogël i secilit nga ne do të ndikoj në mbrojtjen e shëndetit publik të të gjithë neve sidomos kategorive më të ndjeshme të popullatës.
Institucionet duhet të monitorojnë dhe sigurojnë zbatimin e masave. /Lajmi.net/