Apeli urgjent i Odave Ekonomike: Qeveria të alokojë 300 milionë euro për sektorin privat

Duke e parë me shqetësim situatën ekonomike të krijuar pas shpërthimit të pandemisë COVID-19, Oda Ekonomike e Kosovës, Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë, Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare, Këshilli i Investitorëve Evropianë dhe Klubi i Prodhuesve të Kosovës, kërkojnë nga Qeveria në detyrë e Republikës së Kosovës që të prezantojë me prioritet pakon e masave emergjente në mbështetje të ndërmarrjeve dhe punonjësve të goditur nga masat e ndërmarra për përhapjen e pandemisë.