Apeli e lë në arrest shtëpiak Drejtorin e Urologjisë

Pak ditë pasi që Gjykata Themelore e Prishtinës i kishte caktuar masën e paraburgimit, Gjykata e Apelit e Kosovës, e ka aprovuar ankesën avokatit mbrojtës, kundër caktimit të masës së paraburgimit prej 30 ditësh, nga ana e Gjykatës Themelore në Prishtinë, ndaj drejtorit të Urologjisë, Rexhep Kasumaj.

Lajme

12/07/2018 16:03

“Aktvendimi i gjykatës së shkalles se parë i datës, 07.07.2018, është ndryshuar. Të dyshuarit, masa e paraburgimit i është zëvendësuar më atë të arrestit shtëpiak”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga Gjykata e Apelit.

Kasumaj  po dyshohet nga ana e prokurorisë për shkak të veprës penale “Keqpërdorim i detyrës apo autoritetit zyrtar” dhe “Marrje e ryshfetit”.

“Gjykata e Apelit, vlerëson se edhe masa e arrestit shtëpiak, është e mjaftueshme për të parandaluar rrezikun e ikjes, ndikimit në dëshmitarë, dhe rrezikun e përsëritjes se veprës penale”, thuhet  në vendimin e Apelit.