Pas debateve në rrjetet sociale, VV dhe PSD mbajnë konferencë për media

Lëvizja Vetëvendosje dhe Partia Socialdemokrate, gjatë ditës së sotme kanë paralajmëruar konferencë për media.

Lajme

24/12/2018 08:14

Lëvizja Vetëvendosje ka paralajmëruar një konferencë për media, e cila pritet të fillojë në ora 12:00, shkruan lajmi.net.

Po ashtu konferencë ka paralajmëruar edhe PSD-ja. Kjo parti përmes një njoftimi ka bërë të ditur se konferencën do ta mbajë në ora 13:00 që i bie një orë më vonë se Vetëvendosje.

Që të dyja partitë konferencat i kanë paralajmëruar të mbahen në ambientet e zyrave të tyre.

Para mediave nga PSD-ja do të flasin Shefi i Grupit Parlamentar, Dardan Sejdiu dhe deputeti Dardan Molliqaj.

Ndryshe ditëve të fundit shumë anëtarë të VV-së dhe të PSD-së patën deklarata të hapura e me tone të ashpra në drejtim të njëri-tjetrit.

Edhe pse nuk është bërë e ditur arsyeja e konferencave, por me gjasë ka të bëjë me këto zhvillime dy-partiake në vend. /Lajmi.net/