Anxhelina Hadërgjonaj nuk njihet pa grim 

Anxhelina ka befasuar me paraqitjen e saj pa grim.

ShowBiz

11/04/2019 09:18

Anxhelina Hadërgjonaj i kushton shumë vëmendje pamjes së saj jashtme dhe kjo është vënë se në paraqitjet që bën, qoftë nëpër intervista, projekte muzikore apo në imazhet e postuara nëpër rrjete sociale, shkruan lajmi.net.

Mirëpo Anxhelinën nuk jemi mësuar ta shohim pa grim dhe me disa postime të fundit ka habitur. Ajo në veturë po shoqërohej nga grimeri Ariel, të cilin e ka edhe mik shumë të mirë.

Pavarësisht faktit se dukej shumë ndryshe, këngëtarja shqiptare e cila po synon tregun ndërkombëtar nuk e ka pasur aspak problem të dalë pa u grimuar.

Njihet si një femër me vetëbesim dhe duket se këtë e ka trashëguar nga nëna e saj Albërija./Lajmi.net/