Anxhela Peristeri sot publikon klipin e këngës “Karma”

Këngëtarja ka zbuluar se sot do e lansojë videoklipin e këngës "Karma".

ShowBiz

01/03/2021 11:08

Anxhela Peristeri do të marrë pjesë në “Eurovision” pikërisht me këtë projekt muzikor, shkruan lajmi.net.

Përmes një postimi në Instagramin e saj personal, ajo tregoi se ka finalizuar edhe klipin  e këngës.

Anxhela Peristeri tha se sot në ora 20:00 do e lansojë në platforma sociale.

“Today at 20:00 “Karma” is coming out on”, ka shkruar në mbishkrimin e imazhit artistja shqiptare.

Ndryshe, me këtë projekt muzikor ajo do të përfaqësojë Shqipërinë në “Eurovision”./Lajmi.net/