Anuluan tri herë trenderin për “shtesa ushqimore” për specialsat e policisë që do garojnë me shtetet tjera në qershor – Rrezikohet mospjesëmarrja e tyre
Në Garat Ndërkombëtare të Policisë që do të mbahen në Jordani këtë vit, është paraparë që të marrin pjesë edhe policët elitarë të Policisë së Kosovës. Por, që policët e Njësisë Speciale të marrin pjesë në këto gara, iu duhen mbështetje financiare nga Policia e Kosovës, e saktësisht iu duhet që të ushqehen me suplemente…

Lajme
Në Garat Ndërkombëtare të Policisë që do të mbahen në Jordani këtë vit, është paraparë që të marrin pjesë edhe policët elitarë të Policisë së Kosovës.
Por, që policët e Njësisë Speciale të marrin pjesë në këto gara, iu duhen mbështetje financiare nga Policia e Kosovës, e saktësisht iu duhet që të ushqehen me suplemente për ushtrime e garë.
PK që t’i siguronte këto suplemente, do të duhej të shpallte tenderë e këtë e ka bërë, por pastaj tenderi është anuluar dy herë nga E-prokurimi, shkruan lajmi.net.
Policia e Kosovës në një përgjigje për lajmi.net, ka thënë se kjo ka ndodhur pasi kompanitë ofertuese nuk i plotësonin kushtet për të fituar tenderin.
Mungesa e këtyre suplementeve mund të shkaktoj anulimin e pjesëmarrjes së Policisë së Kosovës në këto gara që do të mbahen në qershor të këtij viti.
Lajmi.net, ka siguruar dosjen e plotë të këtyre tendereve. /Lajmi.net/
Për më shumë ndiqeni videon: