Anulohet seanca gjyqësore për rastin “Monstra”

Është anuluar seanca gjyqësore për rastin “Monstra”.

Lajme

11/11/2019 12:03

Seanca gjyqësore për rastin “Monstra” ku tanimë disa seanca me radhë po dëgjohen biseda dhe po lexohen SMS porosi nga “bombat” sot u anulua për shkak se njëri nga gjykatësit Porot kishte rast vdekje.

Që të mos e rikthej nga fillimi gjykimin me ndërrim të porotës në këtë proces gjyqësor, gjykatësi Ognen Stavrev ka anuluar seancën e sotme, raporton AlsatM.

Pas kësaj nëna e njërit nga viktimat kërkoi që herën tjetër kur të vazhdoj seanca gjyqësore gjykatësi të caktoj 5-6 seanca për një muaj.

Seanca e radhës u caktua për më 27 nëntor të këtij viti.