Anulohet protesta e thirrur në “Facebook” për ta kundërshtuar vendimin e Kushtetueses

Ditë më parë ishte planifikuar të mbahej një protestë e organizuar në rrjetin social “facebook”. Në këtë event bëhet thirrje për protestë masive me 5 qershor, pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, për të kundërshtuar zgjedhjen e Avdullah Hotit kryeministër, dhe mbajtja e zgjedhjeve të reja.

Lajme

05/06/2020 15:42

Kjo protestë është pritur të mbahet në orën 12:00, por që përveç pjesëtarëve të Policisë së Kosovës, e qytetarëve kalimtarë, nuk janë parë edhe protestues.

Nga Vetëvendosje kanë mohuar të qëndrojnë prapa këtij organizimi, ndërkohë që edhe ky event është fshirë nga facebook