Anulohet dasma, familja e nuses ua dhuron ushqimin të pastrehëve (Video)
Pasi dhëndri u sëmur pak para dasmës, e fejuara e tij – Quinn Duane – dhe familja e saj vendosën që ushqimin e porositur për dasmë t’ua dhuronin të pastrehëve.

Fun
Duane vendosi që dasmën e saj të ‘parealizuar’ ta kthejë në një dasmë ushqyese për të pastrehët.
Familja tashmë kishte paguar $35,000 në hotelin Citizen në Sacramento, Kaliforni, për t’i akomoduar 120 mysafirët e dasmës, transmeton lajmi.net.
Kjo pagesë përfshinte ushqim nga restoranti me 4 yje, nga sallatë deri tek bifteku. Dhjetëra të pastrehë u mblodhën në këtë hotel të shtunën – ditën kur do të mbahej dasma – për të ngrënë ushqimin masiv.
Nusja, sidoqoftë, vendosi të qëndronte në shtëpi atë ditë. (lajmi.net)