Anulimi i Ligue 1 i jep ‘goditjen’ e radhës UEFA-s, a do të anulohet edhe L.K?

UEFA po përballet me një situatë të pakëndshme për përfundimin e Ligës së Kampionëve pasi futbolli në Francë është anuluar deri në fillim të muajit shtator.

Sport

28/04/2020 17:23

PSG dhe Lyon janë ende të përfshira në këtë garë dhe UEFA po planifikon që Ligën e Kampionëve ta përfundojë së paku deri në fund të muajit gusht, ndërsa masat e reja në Francë nënkuptojnë se dy klubet e tyre ndeshjet si vendas duhet t’i luajnë në një shtet tjetër.

PSG ka siguruar kalimin në çerekfinale pasi mposhti Dortmundin, ndërsa Lyon ka edhe një ndeshje për të zhvilluar me Juventusin, e cila ishte shtyrë shkaku i koronavirusit.

UEFA ka vendosur të shtyjë rifillimin e Ligës së Kampionëve në mënyrë që t’u jepet kohë ligave kombëtare t’i përfundojnë sezonet.

Pas Francës, masat kundër COVID-19 mund t’i vazhdojë shumë shpejta edhe Spanja, që do të sillte një situatë të njëjtë edhe në La Liga.

Gjithë kjo, duke e menduar më të keqen, mund të çojë edhe në anulimin e Ligës së Kampionëve, që do të ishte një goditje e rëndë financiare për futbollin./Lajmi.net/