Antonio Banderas dhe Melanie Griffith divorcohen pas 18 vitesh martesë
Pas gati dy dekadash të martuar, Antonio Banderas dhe Melanie Griffith kanë nënshkruar dokumentet e divorcit.

ShowBiz
Edhe një ndarje në Hollywood. Është ky çifti i aktorëve Antonio Banderas dhe Melanie Griffith të cilën kanë përfunduar lidhjen e tyre 18 vjeçare me divorc.
Griffith dhe Banderas janë martuar në vitin 1996 pasi kanë luajtur së bashku në komedinë romantike ‘Too Much’. Që nga ajo kohë ata kanë bashkëpunuar në disa projekte filmike.
Së fundmi, çifti kanë luajtur në filmin triller fanta-shkencë spanjoll ‘Automata’, që do të fillojë të shfaqet më vonë këtë vit.
Ata kanë bashkë një vajzë 17 vjeçare me emrin Stella.