Antonelli: Kujdes nga Shqipëria

Mbrojtësi i Italisë, Antonelli ka thënë se Përfaqësuesja e Shqipërisë është një skuadër mjaft e fortë, nga e cila duhet të ketë kujdes Italia.

Sport

17/11/2014 18:50

Luca Antonelli, ka thënë se Kombëtarja e tij duhet të ketë një kujdes mjaft të madh për ndeshjen e nesërme ndaj Shqipërisë që zhvillohet në Genoa.

“Shqipëria është përmirësuar shumë kohëve të fundit dhe është një skuadër nga e cila duhet të kemi një kujdes të madh”.

“Sidoqoftë, ne jemi përgatitur mirë nga ky takim dhe do të mundohemi të japim më të mirën tonë. Duam t’i kënaqim tifozët që do të jenë të pranishëm në stadium”, përfundoi mbrojtësi i krahut të majtë.

Miqësorja e Italisë dhe Shqipërisë do të luhet nesër me fillim nga ora 20:45 në stadiumin e Genoas.