Antonela i përgjigjet Big Mamës: Kur je në post-menopauzë dhe ke këtë sjellje, është serioze

Këtë të diel e ftuar tek “Zemër Luana”, ishte e ftuar Big Mama. Ajo u pyet për artistin/artisten që nuk e duron dot, dhe Big Mama shpërtheu duke thënë emrin e Antonelës, por sipas saj ajo nuk është artiste por “leckë”, shkruan lajmi.net. Këtyre deklaratave ju ka përgjigjur Antonela përmes disa ‘Instastory’. Antonela u shpreh…

ShowBiz

29/11/2022 19:30

Këtë të diel e ftuar tek “Zemër Luana”, ishte e ftuar Big Mama.

Ajo u pyet për artistin/artisten që nuk e duron dot, dhe Big Mama shpërtheu duke thënë emrin e Antonelës, por sipas saj ajo nuk është artiste por “leckë”, shkruan lajmi.net.

Këtyre deklaratave ju ka përgjigjur Antonela përmes disa ‘Instastory’.

Antonela u shpreh se nuk ka dashur të komentoj deklaratat ku përmendet emri i saj, por që sipas saj kishte pak minuta kohë dhe mund t’ia lejonte vetes të jepte disa leksione falas.

Ajo ka dhënë tri leksione të gjata, ku ndër të tjera, ka përmendur edhe “Top Festin” e 2005-të ku edhe sipas saj është viti i vetëm ku personi në fjalë njihet.

Antonela gjithashtu është shprehur e ashpër ndaj Big-ut ani pse jo në mënyrë direkte.

Ndryshe, konfliktet e tyre filluan qysh nga përballja e tyre në “Big Brother VIP”./Lajmi.net/