Antonela filmohet duke hyrë në veturën e Fatjonit

Një video e Antonelës po bën xhiron e rrjetit.

ShowBiz

14/04/2021 12:31

Antonela së fundi befasoi të gjithë në “Përputhen”, duke shprehur pëlqimin për Atdheun, shkruan lajmi.net.

Fillimisht, ajo kishte folur me akuza ndaj tij, duke thënë se e kishte puthur pa dëshirë, ndërsa pas largimit të tij, kërkoi rikthimin në emision.

Por, një video që qarkulloi në rrjete sociale habiti të gjithë, ku Antonela shfaqej duke hyrë në veturën e ish-konkurrentit, Fatjon Kuqari.

Ndjekësit janë të bindur se Fatjoni ishte brenda veturës, ngase ai kishte pozuar më parë pranë një makine të tillë.

Se çfarë po ndodh mes tyre, mbetet të kuptohet ditëve në vazhdim. /Lajmi.net/