Anton Quni për veprimet e qeverisë Kurti: Ende asgjë s’keni parë

Anton Quni, deputet i LDK-së ka reaguar ashpër ndaj veprimeve të qeverisë Kurti karshi mediave.

Lajme

17/04/2021 16:58

Me anë të një postimi në Facebook, ai ka akuzuar VV-në për zhvatjen e 1.4 milionë eurove nga kompanitë fantome në Prizren, si dhe për presionin e bërë ndaj raportimeve të mediave, shkruan lajmi.net.

“Ky është vetëm fillimi. Ende asgje skeni pare”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë i Qunit në Facebook:

Për një javë

Java nisi me zhvatjen e 1.4 milion eurove nga kompanitë fantome në Prizren, vazhduan me mbylljen e zyreve të partive politike në Prizren, dhe për fundjavë u munduan të linçojnë dhe frikësojnë mediat kinse për “mbrojtje të sekretit shtetëror”.

Ky është vetëm fillimi. Ende asgje skeni parë.

Ngrite zërin, mos hesht!. /Lajmi.net/