Anton Berisha i AAK-së sulmon rëndë Isa Mustafën: Jugosllav, që s’është burrë

Anëtari i Kryesisë së AAK-së, Anton Berisha, ka thënë se Isa Mustafa është i edukuar në shkollën “zhugosllave”. Sipas tij, Mustafa me grupin e tij e “kishin uzurpuar Prishtinën”, e tash LDK “Kosovën po e dërgon kah Lindja”.

Lajme

16/11/2014 18:51

Anëtari i krysisë së AAK-së, e ka akuzuar liderin e LDK-së Isa Mustafa, se nuk po është në gjendje të bëjë liderin, për ta udhëhequr popullin, por po bie në ndikimin e tij. Ai ka marrë një shembull kur nobelisti i ndjerë Nelson Mandela, ishte vënë përballë kërkesave të popullit për të vazhduar luftën, të cilën ai e refuzoi duke propozuar metodat paqësore. 

Për këtë reagim të ashpër ai duket se merr shkas nga një mbledhje e degës së LDK-së në Rahovec, ku u kërkua që Isa Mustafa të jetë i nominuari i Bllokut për kryeministër. 

Lexojeni të plotë reagimin

“KOSOVA DHE SHQIPTARIA NUK MUND TE DUROJNE ME HILET E TIPIT LINDOR TE ISA MUSTAFES!

Ne nje debat te ashper ne Kongresin Nacional te Afrikes (African National Congress-ANC) ku duhej te vendosej ndermjet metodes se perdorur ne revolucionin kunder aparteidit, Nelson Mandela propozoi metoden paqesore. Ai u vu ne presion edhe te bashkepunetoreve te ngushte te tij, se populli kerkon te vazhdoj luften. Mandela nuk pranoi, ai u tha bashkepunetoreve: “ne duhet te ndryshojme mendimin e popullit. Pse ne jemi lider? Jemi per t’i udhehequr ata ne rrugen me te mire per ta. Kjo eshte detyra jone.” Mandela i udhehoqi drejt lirise dhe barazise ne nje proces te pajtimit, zhdukjes se varferise dhe jobarazise, me 1994 duke u bere presidenti i pare me ngjyre i Afrikes se Jugut .

Isa Mustafa, po ben te kunderten. I edukuar ne shkollen zhugosllave, “po i neshtrohet popullit ne bazen e Rahovecit (volja naroda-thoshte Milosheviqi) te udheheq vendin. Duke mos qene burre e as lider per ti udhehequr proceset, ai permes hileve po tenton, ashtu sikur LDKne qe e zhvendosi nga rruga perendimore, ta zhvendos edhe Kosoven ne boten lindore. Pune qe s’behet z. Mustafa. Ju dhe grupi yt uzurpuat Prishtinen, LDKne dhe e derguat prej humbjes ne humbje. Ceshtja e Kosoves dhe shqiptare nuk mund te duroj hilet e tipit lindor ne kete faze jetike.

LDKja duhet t’i kthehet idese se Dr. Ibrahim Rugoves, qe shkeputi shqiptaret nga koncepti lindor e sllave, per ta bere nje levizje shqiptare, me koncept e metoda perendimore-demokratike. Ky kthim prapa i LDKse duhet te marre fund, ne qofte se jo, atehere dite te renda e presin Kosoven”.