Anthony Joshua zbulon idhujt që e ngjitën në majën e boksit botëror

Që të bëhesh kampion duhet të mësosh nga ata.

Sport

10/12/2019 19:05

I tillë është dhe kampioni i ri i botës për peshat e rënda, Anthony Joshua, i cili ka zbuluar edhe “mësuesit” nga të cilët ka arritur të ngjitet në majat e boksit botëror.

Në një intervistë për mediat britanike, 30-vjeçari u shpreh se për të qënë i mirë ka mësuar nga më të mirët, mes të cilëve, Lennox Lewis dhe Mike Tyson.

“Nëse dëshironi të jeni më i miri i gjeneratës tënde sot, duhet të mësoni nga më të mirët që ishin në të kaluarën. Për të bërë mirë në çdo fushë duhet të mësosh nga profesionistët. Është mirë të keni një plan dhe ta zbatoni atë. Gjithashtu, zbatoni informatat që u janë dhënë nga trajnerët tuaj dhe çfarë presin ata nga ne në të ardhmen. Kam mësuar nga më të mirët si, Riddick Bowe, Lennox Lewis, Larry Holmes, Mike Tyson, Floyd Patterson dhe Sonny Liston, çfarë duhet të prisni atëherë më shumë nga unë”, u shpreh Joshua.

Boksieri britanik mposhti Andy Ruiz Jr fundjavën që shkoi, duke bërë të vetët titujt e WBA, WBO, IBF dhe IBO të cilët i kishte humbur më 1 qershor pikërisht përballë meksikanit. /Lajmi.net/