Anthony Joshua kampion bote, merr fund epoka Klitschko (VIDEO/FOTO)

Anthony Joshua është kampion i ri i botës në boks në peshat e rënda.

Sport

29/04/2017 23:45

Britaniku pas një lufte jashtëzakonisht interesante, ka arritur ta rrah njërin ndër boksierët më të mirë në histori të boksit, Wladimir Klitschkon, duke e nokautuar në raundin e 11, para 90 mijë tifozëve në stadiumin legjendar ‘Wembley’.

Kjo luftë, ishte sigurisht ndër më interesantet që kemi parë viteve të fundit, duke e merituar epitetin e meçit më të mirë të vitit.

Kjo është fitorja e 19 në 19 meçe për 27 vjeçarin britanik, që ka një të ardhme të madhe para vetes./Lajmi.net/

balllllin kliitittitissdsd ta-nsn

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy