Anthony Davis vazhdon me LA Lakers

Pas lajmit se LeBron James ka vazhduar kontratën, thuhet se edhe Anthony Davis ka arritur marrveshje me klubin për rinovimin e kontratës.

Sport

03/12/2020 23:13

Sipas raportimeve nga SHBA-ja, 27 vjeçari do të përfitojë 190 milionë dollarë në kontratën e re.

Davis ishte blerë në vitin 2019 nga New Orlins Pelicans, zgjodhi të mos jetë pjesë e ekipit vitin e fundit të kontratës dhe u bë lojtar i lirë, pak ditë pasi LA Lakers fitoi kampionatin në Orlando.

Anthony do të përfitojë 43.2 milionë dollarë në vitin e fundit të marrëveshjes (2024-25) nëse vendos të pranojë opsionin e lojtarit në kontratën maksimale.

Ai ishte i 10-ti në NBA duke shënuar me 26.1 pikë për ndeshje dhe mesatarisht 9.3 kërcime dhe 3.2 asistime në 2019-20 me Lakers. Me Pelicans në 2018-19, ai mesatarisht shënoi 25,9 pikë, 12,0 kërcime dhe 3,9 asistime për ndeshje./Lajmi.net/