Antetokounmpo për LeBron James: Ai ka pasur konsistencë të jashtëzakonshme, qejf ta shohësh

Giannis Antetokounmpo nuk ka kursyer lëvdatat për ‘Mbretin’ e NBA, LeBron James. James, për shumë kë basketbollisti më i mirë që ka luajtur ndonjëherë, vazhdon të marrë lëvdata të shumta edhe kur po kalon sezonin e 20-të në NBA. Vazhdimësia e tij në performanca të larta ka bërë që ‘Mbreti’ të afrohet më shumë me…

Sport

01/08/2022 21:25

Giannis Antetokounmpo nuk ka kursyer lëvdatat për ‘Mbretin’ e NBA, LeBron James.

James, për shumë kë basketbollisti më i mirë që ka luajtur ndonjëherë, vazhdon të marrë lëvdata të shumta edhe kur po kalon sezonin e 20-të në NBA.

Vazhdimësia e tij në performanca të larta ka bërë që ‘Mbreti’ të afrohet më shumë me epitetin e më të mirit të të gjitha kohërave. Për këtë vazhdimësi e përgëzon edhe Anteotokounmpo.

“Të kesh nevojë të shpenzosh 1.5 milionë dollarë në trupin tënd? Nuk e di nëse mund ta bëj. Jam i varfër për këtë”, ka thënë Antetokounmpo me shaka, përcjell lajmi.net.

“Jo, unë po tallem. Është çmenduri për mua. Ai ka qenë aq konsistent. Është qejf ta shohësh”, ka shtuar greku.

LeBron aktualisht po përgatitet për sezonin e ri me LA Lakers, ku sigurisht do të synojë titullin e radhës të kampionit. Giannis në anën tjetër vazhdon të mbrojë ngjyrat e Milwaukee Bucks. /Lajmi.net/