Ante Rebic qëndron te Milani
Kroati, Ante Rebic do të qëndrojë te gjiganti italian, Milan.

Sport
Rebic është i lidhur me ‘Rossonerët’ deri në vitin 2025, por po përflitet për një largim të hershëm të tij.
Sipas ‘Calciomercato’, kroati do të qëndrojë edhe më tej në ‘San Siro’, përcjell lajmi.net.
Fillimisht thuhej se lojtari nuk ishte i kënaqur te Milani, por një gjë të tillë e mohon e përditshmja italiane.
Lojtari pritet të vazhdojë edhe më tej me klubin e tij./Lajmi.net/