Ansu Fati pritet të mungojë ndaj Bayernit

Sulmuesi i talentuar është duke vuajtur prej kohësh nga një lëndim.

Sport

03/12/2021 09:38

Më 8 dhjetor, Barcelona zhvillon ndeshjen vendimtare në Ligën e Kampionëve ku përballen me Bayernin, shkruan lajmi.net.

Sulmuesi i skuadrës spanjolle, Ansu Fati thuhej që do të jetë i gatshëm të rikthehet në fushë për sfidën ndaj Bavarezëve.

Megjithatë sipas mediave spanjolle, gjërat kanë ndryshuar dhe Fati nuk pritet të jetë i përfshirë në skuadër për duelin kundër gjigantit gjerman.

Përkundër dëshirës së tij të madhe që të luajë, 19-vjeçari është duke vuajtur ende nga lëndimi që po ia pamundëson rikthimin në fushë.

Një gjë të tillë e konfirmoi edhe presidenti i klubit: “Është e vështirë për Ansu Fatin të jetë i gatshëm të luajë ndaj Bayernit”, tha Laporta.

‘Blaugranët’ po përballen me probleme të shumta në repartin e sulmit, pasi përveç Fati të lënduar janë edhe Martin Braithwaite e Sergio Aguero. /Lajmi.net/