Ansu Fati mungon ndaj Bayern, nuk kompleton dot rikuperimin

Ylli në rritje i Barcelonës, Ansu Fati, nuk do të jetë pjesë e skuadrës për ndeshjen ndaj Bayern Munich.

Sport

06/12/2021 21:31

I riu spanjoll kishte pësuar një dëmtim që po e mbanë jashtë fushave të blerta. Shpresat ishin të mëdha për një rikuperim para ndeshjes me Bayern, por një gjë e tillë nuk ka ndodhru.

Marca shkruan se lojtari nuk ia ka dalur që të rikuperohet me kohë për ndeshjen ndaj bavarezëve, përcjell lajmi.net.

Xavi po ashtu ka publikuar listën me lojtarët që janë ftuar për këtë ndeshje dhe aty nuk ishte Ansu.

Akhomach do të jetë pjesë e skuadrës, anash emrave si Coutinho, Dembele, Ter Stegen e Memphis.

Ansu pritet të rikuperohet para fundit të këtij viti kalendarik. /Lajmi.net/