Ansu Fati merr një këshillë të rëndësishme nga Kluivert

Anësori tinejxheri Ansu Fati duhet të luajë për skuadrën B të Barcelonës, në mënyrë që të paraqitet javë pas jave, sipas drejtorit të akademisë së Barçës, Patrick Kluivert.

Sport

20/11/2019 08:20

Në moshën vetëm 16 vjeç dhe 298 ditë, Fati u bë lojtari më i ri që u paraqit për Barçën që nga viti 1941 kur hyri si zëvendësues në një fitore 5-2 në shtëpi ndaj Real Betis më 28 gusht.

Një javë më vonë, ai shënoi golin e tij të parë për kampionët spanjollë në një barazim 2-2 ndaj Osasuna, duke u bërë golashënuesi më i ri i klubit në La Liga këtë proces, përcjell lajmi.net.

Kur u pyetën sesi po menaxhohet progresi i Fati në Camp Nou, Kluivert i tha SPORTIT: “Po mbikëqyret më shumë nga (drejtori sportiv ) Eric Abidal dhe (ndihmësi i tij) Ramon Planet”.

“Ne po komunikojmë mirë me njëri-tjetrin. Nëse të gjithë lojtarët e skuadrës së parë janë 100 përqind, unë kam ndjenjën se ai do të duhet të luajë për Barca B për të marrë disa minuta në këmbët e tij. Ne e pamë çfarë u bo me Carles Perez në fundjavë gjithashtu “. /Lajmi.net/