Ankohet Guardiola: Ne nuk kishim para për të blerë sulmues, kjo mund të na kushtojë me tituj
Manchester City është një klub që nuk kursen asgjë në afrimin e lojtarëve në skuadër.

Sport
Por, verën e fundit, për çudi, Manchester City nuk ka pasur para të mjaftueshme për transferimin e një sulmuesi.
Është Pep Guardiola që ka befasuar tifozët me deklaratën se Manchester City nuk kishte para të mjaftueshme për të blerë një sulmues në nivelin e Sergio Agueros dhe Gabriel Jesus, dhe kjo gjë mund t’u kushtoi atyre me tituj.
“Ne donim të blinim një sulmues, por nuk mund ta përballonim atë. Ky ishte realiteti. Ne nuk mund ta blinim një sulmues në nivelin e Agueros dhe Jesus, dhe kjo mund të na kushtojë me titull. Jo se nuk donim, por nuk mund ta përballonim. Kjo ishte situata dhe kjo është e gjitha”, ka deklaruar Guardiola.
Aguero do të jetë jashtë fushave për dy javë, ndërsa Gabriel Jesus është duke u rikuperuar nga një dëmtim i mëparshëm./Lajmi.net/