Anjeza që rrahu fëmijën 3-vjeç, po kërkon liri nga Apeli

Anjeza Shabani, administratorja e kopshtit “Diren” ka apeluar masën e sigurisë dhënë nga Gjykata e Shkallës së Parë.

Lajme

05/07/2016 20:22

Ajo kërkon të rifitojë lirinë nga Apeli. Seanca pritet të mbahet në ditët e ardhshme. Shabani u arrestua 2 javë më parë pas denoncimit në emisionin “Stop”, ku ajo shfaqej në një video teksa rrahte fëmijën 3-vjeç.

Para gjykatës ajo pranoi se kishte ushtruar dhunë ndaj fëmijës, por më vonë e kishte përqafuar dhe puthur atë.

Ngjarja shkaktoi një zemërim të madh në publik.