Anita Muçaj reagon pas vdekjes së Luke Perry

Aktori amerikan, Luke Perry, ka ndërruar jetë në moshën 52 vjeçare.

ShowBiz

04/03/2019 23:19

Luke Perry u bë i famshëm falë rolit të tij në serialin e viteve të 90-ta “Beverly Hills, 90210”, ndërkaq së fundmi ka qenë i angazhuar në serialin “Riverdale”, shkruan lajmi.net.

Mesa duket, Perry ka qenë i preferuari i shumë vajzave gjatë atyre viteve, të cilat reaguan me postime pas vdekjes së tij.

Një reagim për Luke e ka bërë edhe prezantuesja e njohur, Anita Muçaj teksa thotë disa fjalë për aktorin.

“Prehu në paqe në emër të krejt qikave të gjeneratës time”, janë fjalët e Anitës në Instagramin e saj. /Lajmi.net/