Anglia triumfon pas dramës së penalltive, fiton vendin e tretën në Ligën e Kombeve

Anglia ka triumfuar ndaj Zvicrës pas ekzekutimit të penalltive me rezultat 6-5, ndeshja e vlefshme për vendin e tretë në Ligën e Kombeve.

Sport

09/06/2019 17:51

Ndeshja e rregullt dhe ato nga dy herë 15 minuta përfunduan pa gola.

Anglia ishte më dominante gjatë tërë takimit, por portieri Sommer ishte në formë të jashtëzakonshme dhe i mohoi golin e fitores në minutat e rregullta ‘Tre Luanëve’, raporton lajmi.net.

Goditja më e madhe për Zvicrën erdhi në minutën e 65-të, kur Xherdan Shaqiri pësoi lëndim dhe u detyrua të largohej nga fusha.

Skuadra e Southgate shënoi edhe golin e fitores me Wilson pesë minuta para fundit, por goli u anulua për faull pas rishikimit të VAR-it.

Në fundë, anglezët arritën triumfin pas 11-metërshave falë edhe portierit Jordan Pickford, i cili jo vetëm se shënoi vetë penalltinë e pestë, por edhe priti atë të Drmic që i siguroi vendin e tretë Anglisë në Ligën e Kombeve.

Zvicra përfundon si e katërta në Ligën A, aty ku finalja do luhet sonte mes Portugalisë dhe Holandës. /Lajmi.net/