Anglia solide ndaj Norvegjisë
Kombëtarja e Anglisë ka arritur të shënojë një fitore solide prej 1-0 në miqësoren kundër Norvegjisë.
Sport
Pjesa e parë kaloi në dominim të Anglisë, mirëpo pavarësisht shumë tentimeve nuk arriti asnjëherë ta fusë topin në rrjetën e kundërshtarit.
Norvegjia nuk bëri diçka që vlen të përmendet në pjesën e parë.
Në minutën e 68-të, kombëtarja e Anglisë fiton një penalti, të cilën në gol e shndërroi sulmuesi i Manchester United, Wayne Rooney.
Deri në fund të takimit, ishte Anglia ajo që sulmonte, mirëpo rezultati mbeti i pandryshuar.