Anglia – Skocia, formacionet e mundshme

Anglia do të ketë përballë Skocinë.

Sport

18/06/2021 10:13

Anglia do të përballet me Skocinë në kuadër të ndeshjes së dytë në “Euro 2020”, shkruan lajmi.net.

Anglezët e kanë filluar mirë duke e mposhtur Kroacinë, ndërsa Skocia u “shokua” nga Çekia në ndeshjen e parë.

Fitorja do ta kualifikonte Anglinë automatikisht për fazën eliminuese, ndërsa për Skocinë do të rriste shpresat që në ndeshjen e fundit Çekia do të pësonte ndaj Anglisë.

Gareth Soughgate deklaroi se ndeshja ndaj Skocisë është një ndeshje tejet interesante dhe mezi pret të jetë i pranishëm, selektori anglez kujtoi ndeshjen e fundit në kualifikime të Kupës së Botës ndeshje e cila përfundoi 2-2.

Ndërkohë, Steve Clarke deklaroi se kjo ndeshje është shumë e rëndësishme edhe për Anglinë, pasi ai ka punuar atje dhe e di këtë, anglezët nuk duan të humbin ndaj skocezëve.

Formacionet e mundshme të Kombëtareve./Lajmi.net/

Anglia: Pickford; Walker, Stones, Mings, Shaw; Phillips, Rice, Mount; Sterling, Kane, Rashford

Skocia: Marshall; Hendry, Hanley, Tierney; Forrest, McTominay, McGinn, McGregor, Robertson; Armstrong; Adams