Anglia s’ka vend për Januzajn

I mjaftuan vetëm tri ndeshje në Premierligë në mënyrë që të shndërrohet në yll dhe të përmendet si opsion për përfshirje në Kombëtaren e Anglisë. Mesfushori kosovar i Manchester Unitedit, Adnan Januzaj ka zgjuar interesim nga selektori Roy Hodgson, i cili tha se është duke e vërzhguar talentin e gjigantit nga Old Trafford i cili…

Sport

14/11/2013 15:44

I mjaftuan vetëm tri ndeshje në Premierligë në mënyrë që të shndërrohet në yll dhe të përmendet si opsion për përfshirje në Kombëtaren e Anglisë.

Mesfushori kosovar i Manchester Unitedit, Adnan Januzaj ka zgjuar interesim nga selektori Roy Hodgson, i cili tha se është duke e vërzhguar talentin e gjigantit nga Old Trafford i cili ka shkëlqyer me paraqitjet e deritashme, në sezonin e tij të parë në Premierligë.

Mirëpo, ka të atillë që mendojnë se në ekipin e Anglisë nuk ka vend për Januzajn. Fillimisht ishte Jack Wilshere i cili tha se Anglia duhet të përfaqësohet vetëm nga futbollistët anglez, kurse mesfushori i Blackpool, Tom Ince, anëtar i ekipit U-21 të Anglisë, mendon se Januzaj nuk do të ketë hapësirë në skuadër, nëse vendos të përfaqësojë Anglinë.

“Është e vështirë. Njësoj siq ka thënë Jack Wilshere: a është ai anglez? Por, si do që të jetë shikojeni Raheem Sterling, Ravel Morrison, Wilfried Zaha, unë, Saido Berhino, dhe tani edhe Nathan Redmond. Të gjithë futbollistë me aftësi sulmuese që janë në dispozicion për ekipin U-21, andaj si do të arrijë Januzaj të luajë?”, deklaroi ai për të përditshmen britanike Daily Telegraph.

“Mos më keqkuptoni, Januzaj është talent i madh, por ka shumë futbollistë nga ekipi U-21 që mund të maten me të”, u shpreh ai.