Anglia mposht lehtësisht Senegalin, i shkon Francës në çerekfinale

Kombëtarja e Anglisë ka kapur fazën çerekfinale të Kupës së Botës. Katari 2022 po shkon mirë deri në këtë pikë për kombëtaren e Anglisë, e cila me fitoren 3:0 sonte ndaj Senegalit, ka marrë biletën për fazën çerekfinale, shkruan lajmi.net. ‘Tre Luanët’ kaluan në epërsi në minutën e 38’, kur gjetën golin me anë të…

Sport

04/12/2022 21:53

Kombëtarja e Anglisë ka kapur fazën çerekfinale të Kupës së Botës.

Katari 2022 po shkon mirë deri në këtë pikë për kombëtaren e Anglisë, e cila me fitoren 3:0 sonte ndaj Senegalit, ka marrë biletën për fazën çerekfinale, shkruan lajmi.net.

‘Tre Luanët’ kaluan në epërsi në minutën e 38’, kur gjetën golin me anë të Jordan Henderson, i cili mori një top nga Jude Bellingham.

Për golin e dytë u përkujdes Harry Kane, në minutën e 45+3’, i asistuar nga Phil Foden, për t’i dhënë më shumë qetësi anglezëve.

Në pjesën e dytë, Anglia vazhdoi paraqitjen e mirë dhe shënoi edhe golin e tretë. Kësaj radhe shënonte Bukayo Saka, në minutën e 57’, pasi mori një top nga Phil Foden.

Në fazën tjetër të garave, kombëtarja e Anglisë do të luajë përballë Francës. /Lajmi.net/