Anglia merr një vendim të madh para ndeshjes me Kosovën, befasohen të gjithë

Anglia dhe Kosova do të përballen me njëra tjetrën në kuadër të kualifikimeve për kampionatin evropian 2020.

Sport

11/03/2019 16:37

Më 10 shtator është në kalendar ndeshja Angli – Kosovë e cila ishte e paraparë të luhet në ‘Wembley’.

Por, ‘Sky Sports News’ së fundmi ka raportuar se ndeshjen që Anglia e luan kundër Kosovës në këto kualifikime, nuk do të luhet në ‘Wembley’, transmeton lajmi.net.

Nuk janë të njohura arsyet, megjithatë ende nuk është caktuar stadiumi në të cilin do të zhvillohet ajo ndeshje.

Kosova ndeshjen e parë në këtë rrugëtim e luan kundër kombëtares së Bullgarisë, në stadiumin ‘Fadil Vokrri’. /Lajmi.net/