Anglia me psikolog në Botëror
Roy Hodgson është i gatshëm të shfrytëzojë ndihmë nga psikologu në mënyrë që Anglia t’i shmanget një tjetër dështimi me penallti gjatë Kampionatit botëror 2014. Anglia e Hodgsonit dështoi pas goditjeve nga pika e bardhë në Euro 2012, duke u eliminuar në çerekfinale nga Italia. Dhe, selektori i Anglisë ka deklaruar se dëshiron që futbollistët…

Sport
Roy Hodgson është i gatshëm të shfrytëzojë ndihmë nga psikologu në mënyrë që Anglia t’i shmanget një tjetër dështimi me penallti gjatë Kampionatit botëror 2014.
Anglia e Hodgsonit dështoi pas goditjeve nga pika e bardhë në Euro 2012, duke u eliminuar në çerekfinale nga Italia.
Dhe, selektori i Anglisë ka deklaruar se dëshiron që futbollistët e tij të kenë përkujdesje maksimale në Brazil, në aspektin tek i cili kanë dështuar në gjashtë gara nga Botërori 1990.
“Nuk jam kundër angazhimit të një psikologu. Jemi duke e konsideruar mundësinë, së bashku me drejtues të Federatës. Mundësia e angazhimit të dikujt në një rol të tillë është shumë me rëndësi për grupin”.
“Por, ende nuk jam i sigurt se inkuadrimi i dikujt papritmas duke i dhënë futbollistëve ligjërata mund të funksionojë. Do të shohim”, deklaroi Hodgson.