Anglia me plan special për ta ndalur Mbappen në çerekfinale

Gareth Southgate e ka përgatitur një plan të veçantë për ta ndalur yllin e Francës, Kylian Mbappe, në ndeshjen në mes të Anglisë dhe “Gjelave” në kuadër të çerekfinales së Kupës së Botës. Sipas asaj që raporton Independent, tekniku anglez po merret veçanërisht me lojtarin i cili pritet të jetë telashja kryesore për mbrojtjen e…

Sport

07/12/2022 20:43

Gareth Southgate e ka përgatitur një plan të veçantë për ta ndalur yllin e Francës, Kylian Mbappe, në ndeshjen në mes të Anglisë dhe “Gjelave” në kuadër të çerekfinales së Kupës së Botës.

Sipas asaj që raporton Independent, tekniku anglez po merret veçanërisht me lojtarin i cili pritet të jetë telashja kryesore për mbrojtjen e “Tre Luanëve”.

Ata besojnë se zgjidhja më e mirë për t’u marrë me Mbappé është vendosja e një lojtari po aq të rrezikshëm përballë tij, në mënyrë që tranzicioni pas markimit të yllit të PSG të jetë shumë i shpejtë.

Mbetet të shihet nëse kjo do t’u funksionojë, marrë parasysh se “tredhëmbëshi” i sulmit të kampionëve ne fuqi të botës po funksionon në përputhshmëri të plotë, të paktën deri më tani. /Lajmi.net/