Anglia injoron keq Rooneyn, ja vendimi i fundit

Pas një sezoni shumë të vështirë te United, Wayne Rooney merr një goditje të rëndë edhe nga Anglia.

Sport

25/05/2017 17:57

Sulmuesi i njohur është lënë jashtë listës së skuadrës që do të luajë për kualifikuesen e Kupës së Botës me Skocinë.

Rooney edhe pse nuk është i dëmtuar nuk ka mundur që të marrë një ftesë për ndeshjet e qershorit.

“Kemi shumë lojtarë që po luajnë shumë mirë në pozicionin e tij. herën e fundit se ai nuk po gjen shumë minuta megjithëse kohët e fundit ka luajtur më shumë kohët e fundit kam lojtarë si Lallana dhe Dele Alli që kanë dhënë akoma më shumë” është shpjeguar trajneri Southgate për vendimin për ta lënë jashtë.