Anglia i bën pritje të ngrohtë Ukrainës para ndeshjes kualifikuese, shpalosin mesazh të fuqishëm kundër luftës
Lojtarët dhe tifozët e Anglisë janë bashkuar me ata të Ukrainës në fushë për të nderuar shtetin ukrainas me një homazh përpara ndeshjes së sotme kualifikuese për “Euro 2024”. Lojtarët e të dy ekipeve kombëtare bënë thirrje për paqe para ndeshjes duke mbajtur në dorë një flamur ukrainas me fjalën “Paqe” të shkruar në të,…

Sport
Lojtarët dhe tifozët e Anglisë janë bashkuar me ata të Ukrainës në fushë për të nderuar shtetin ukrainas me një homazh përpara ndeshjes së sotme kualifikuese për “Euro 2024”.
Lojtarët e të dy ekipeve kombëtare bënë thirrje për paqe para ndeshjes duke mbajtur në dorë një flamur ukrainas me fjalën “Paqe” të shkruar në të, njofton TheSun, transmeton lajmi.net.
Harry Kane udhëhoqi bashkëlojtarët e tij të “Tre Luanëve” në dërgimin e një mesazhi paqeje pas pushtimit rus të Ukrainës prej më shumë se një vit më parë.
Stadiumi “Wembley” u “vesh” me ngjyrat kaltër dhe verdhë që simbolizojnë flamurin e Ukrainës.
Ekipi ukrainas u mbulua me flamuj të Ukrainës ndërsa dilnin në fushë.
Ukraina po përballet me pushtimin e Rusisë që nisi në shkurt të vitit 2022 dhe po vazhdon ende.
Luftimet në Ukrainë i kanë marrë jetën mijëra njerëzve, përfshirë edhe civilë./Lajmi.net/