Anglia gëzohet që Januzaj e refuzoi Kosovën

Anglia e ka mirëpritur lajmin se Adnan Januzaj nuk do të luajë për Kosovën në miqësoren kundër Haitit më 5 mars. Telegraph Sport ka njoftuar se prindërit e tij mendojnë se ai do të reklamonte edhe më mirë Kosovën, në paraqitje me Man Utd dhe Anglinë.

Sport

19/02/2014 14:11

Adnan Januzaj i mbajti gjallë shpresat e Anglisë për përfshirjen e tij në skuadër duke refuzuar paraqitjen për Kosovën në ndeshjen e parë ndërkombëtare kundër Haitit, më 5 mars.

Mesfushori i Manchester Unitedit ka të drejtë të luajë për Kosovën, Shqipërinë, Belgjikën ose Anglinë për shkak të kombinimit mes prindërve, ditëlindjes dhe çështjeve të qëndrimit.

Por, pavarësisht përpjekjeve nga Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) që tinejxheri të luajë në ndeshjen kundër Haitit, burime të afërta me 19-vjeçarin i kanë thënë të përditshmes britanike Telegraph Sport se Januzaj nuk e ka pranuar ftesën.

Edhe pse i lindur dhe rritur në Bruksel, prindërit e tij nga Kosova-Shqipëria, me babanë Abedinin, besohet se janë të vendosur që biri i tij të jetë imazh global për vendlindjen e tij.

Mirëpo, familja e tij konsideron se Januzaj do të shërbente reklamë edhe më të mirë për Kosovën duke luajtur për Unitedin dhe Anglinë, për të cilën ka të drejtë të paraqitet më 2017.

Derisa Kosova ende kërkon njohje të plotë nga FIFA, shteti nga Ballkani nuk ka të drejtë të zhvillojë gara zyrtare. Mirëpo, miqësorja me Haitin erdhi pas lejes nga FIFA, dhe do të jetë e para prej deklarimit të pavarësisë më 2008.

Edhe pse Januzaj prapë do të kishte të drejtë të luante për Anglinë edhe në rast të paraqitjes në miqësoren kundër Haitit, presioni politik ndaj të riut që të përcaktohet për vendlindjen e tij është aq i madh sa që një vendim i tillë do të intensifikonte kërkesat që futbollisti të qëndrojë përherë me Kosovën.