Anglia fiton tre pikë në ‘Diego Maradona’, mposht kampionin europian

Kombëtarja e Anglisë arriti fitore ndaj Italisë 2 me 1 në ndeshjen e parë të fazës para-kualifikuese për Euro 2024. Mysafirët shënuan dy gola gjatë pjesës së parë në stadiumin ‘Diego Armando Maradona’, shkruan Lajmi.net Golat për ekipin e Gareth Southgate i shënuan: Declan Rice (13’të) dhe Harry Kane (44’të). Englands all time record goalscorer…

Sport

23/03/2023 22:40

Kombëtarja e Anglisë arriti fitore ndaj Italisë 2 me 1 në ndeshjen e parë të fazës para-kualifikuese për Euro 2024.

Mysafirët shënuan dy gola gjatë pjesës së parë në stadiumin ‘Diego Armando Maradona’, shkruan Lajmi.net

Golat për ekipin e Gareth Southgate i shënuan: Declan Rice (13’të) dhe Harry Kane (44’të).

Shënimin e vetëm për Kombëtaren e Roberto Mancinit e shënoi Mateo Retegui – lojtari i cili u ftua për herë të parë te italianët.

Me këtë fitore, Anglia shkon në kuotën e tre pikëve në Grupin C, aq sa ka edhe Maqedonia e Veritut (3)./Lajmi.net/