Anglia e lazdruar

Sulmuesi i Kilit, Alexis Sanchez ka kritikuar kulturën e futbollit në Angli dhe beson se skuadra e Roy Hodgsonit nuk ka shanse të fitojë në Kampionatin botëror 2014. Sanchez do të jetë yll i skuadrës së tij në miqësoren kundër Anglisë në Wembley të premten. 24-vjeçari ka bërë mbi 100 paraqitje për Barcelonën por thekson…

Sport

13/11/2013 11:04

Sulmuesi i Kilit, Alexis Sanchez ka kritikuar kulturën e futbollit në Angli dhe beson se skuadra e Roy Hodgsonit nuk ka shanse të fitojë në Kampionatin botëror 2014.

Sanchez do të jetë yll i skuadrës së tij në miqësoren kundër Anglisë në Wembley të premten. 24-vjeçari ka bërë mbi 100 paraqitje për Barcelonën por thekson se u desh të punonte shumë për të arritur deri këtu, pas fillimit në rrugët e Kilit.

Kjo, për dallim nga futbollistët anglezë të cilët Sanchez thotë se janë të ledhatuar nga mosha e re.

“Ne jemi më të ashpër se Anglia. Problemi për ekipet si Anglia është se gjithçka është më e lehtë për ta. Ata i bashkohen akademive në moshën 10-11 vjeç dhe gjithçka është në rregull për ta. Unë laja vetura për sado pak para në mënyrë që të mund të blija një palë këpucë sportive. Kur jeni në akademi si Manchester United dhe Arsenal, gjithçka është e gatshme për ju”, deklaroi Sanchez.

“Futbolli më ka shpëtuar , nëse nuk do të isha futbollist, tani do të punoja nga 15 orë në ndërtimtari dhe nuk do të përfitoja mjaft për të jetuar. Futbolli më shpëtoi dhe nuk mendoj se asnjë futbollist i Anglisë mund ta thotë këtë”, shtoi ai.

Ish ylli i Udineses dyshon në shanset e Anglisë për të triumfuar në Botërorin në Brazil.

“Nuk mendoj se Anglia mund ta fitojë Kampionatin botëror. Ata kanë shumë futbollistë të mirë por ndoshta nuk janë në nivel ku mund t’i mposhtin më të mirët”, përfundoi ai.