Angli – Itali: Tifozët provojnë të hyjnë në “Wembley” pa bileta

Pas më pak se dy orë do nis finalja e Kampionatit Evropian mes Anglisë dhe Italisë.

Sport

11/07/2021 19:27

Anglia synon trofeun e parë në histori, pasi që asnjëherë nuk e ka fituar “Euro 2020”, transmeton lajmi.net.

Ndërsa, Italia synon epitetin e Kampionatit Evropian pas plotë 53 viteve.

Sidoqoftë, pak orë para se të nis ndeshja, tifozët kanë bërë përpjekje për të hyrë në “Wembley” pa bileta.

Në disa video, shihen tifozët që arritën t’iu ikin policisë me synimin të hyjnë në stadium.

Takimi nis në ora 21:00./Lajmi.net/