Anglezi flet rrjedhshëm frëngjisht pasi zgjohet nga koma

Një berber anglez u zgjua nga koma dhe tani flet rrjedhshëm frëngjisht, dhe beson se ai është aktori amerikan Mattheë McConaughey.

Bota

23/12/2014 14:28

Rory Curtis, 25 vjeçar, pësoi dëmtime të tmerrshme, kur vetura e tij u përplas me një kamion. Zjarrfikësit luftuan për rreth 40 minuta për ta nxjerr nga automjeti para se të dërgohej në spital. 

Ai kishte pësuar një hemorragji të trurit dhe ishte në gjendje kome për gjashtë ditë në Spitalin Mbretëresha Elizabeth në Birmingham. 

Kur Rory u zgjua nga koma filloi t’i flas infermieres në një frëngjishte të rrjedhshme. Ai ishte gjithashtu i bindur se ishte aktori 45 vjeçar i Hollivudit Mattheë McConaughey. 

Mediat angleze raportojnë se dje Rory tha se është e çuditshme edhe për të, pasi ai nuk kishte studiuar frëngjisht që nga viti i 9-të i shkollës, transmeton lajmi.net. 

“Në ato momente mendoja: Mezi nuk po pres të dal nga këtu dhe t’i kthehem përsëri filmave”. 

Rory është trajtuar me një drogë eksperimentale e projektuar për ushtarët e plagosur, dhe u lirua për në shtëpi vetëm dy muaj pas aksidentit. 

Nëna e Rory-t, Vera 57 vjeçare, tha se ajo është me fat që ai sërish është kthyer në jetë. (lajmi.net)